Tottenham e nis me këmbën e mbarë sezonin e ri, fiton ndaj Newcastle (VIDEO)

Tottenham e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri 2018-19, duke fituar 2-1 në duelin e parë ndaj Newcastle në transfertë. Skuadra e Pochettinos vuajti jo pak ndaj vendasve, të cilët zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë, por që e nisën në malore.

Në minutën e 8-të, Vertonghen kaloi në avantazh Tottenhamin me një goditje me kokë, pas një rrëmujë në zonë. Reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm, duke gjetur golin e barazimit pas tre minutash me Joselu, i cili mori një asist fantastik nga Ritchie.

Gjithsesi Tottenhami kaloi sërish në avantazh në minutën e 18-të, me Dele Allin, i cili shfrytëzoi me kokë një pasim të Aurier. Newcatle pati mundësi të shumta shënimi, por Lloris në dy raste dhe një shtyllë e Rondon, 5 minuta nga fundi, nuk mundën që të ndryshonin rezultatin e kësaj ndeshjeje./Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?