Tottenham fiton pastër ndaj Bournemouth, merr momentalisht kreun (VIDEO)
Tottenham vijon ecurinë pozitive në kampionat duke marrë një tjetër fitore të pastër 2-0 ndaj Bournemouth. “Spursat” dominuan gjatë gjithë takimit, ndërsa zhbllokuan sfidën në minutën e 17-të me Maddison, teksa për të ishte goli i parë.
Në pjesën e dytë do të vinte dhe goli i dytë që do të vuloste gjithçka. Udogie shërbeu për Kulusevskin, duke i dhënë mundësinë suedezit që të realizonte.
Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 0-2 me Bournemouth që renditet në vend të 15-të me vetëm një pikë, teksa Tottenham momentalisht kryeson me shtatë pikë.
KOHA JONË SONDAZH

