Tottenham kualifikohet mes drithërimash, Interi “vetëvritet” ndaj PSV (VIDEO)

Barcelona dhe Tottenham nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në “Camp Nou”, teksa në fund buzëqesh edhe skuadra angleze që siguroi kualifikimin falë edhe barazimit të Interit me të njëjtën rezultat ndaj PSV.

Katalanasit kaluan në avantazh që në minutën e 7-të me Ousmane Dembele, i cili shënoi një gol spektakolar pas një aksioni të bukur personal, duke shmangur gjysmën e mbrojtjes kundërshtare. Blaugranët goditën në dy raste shtyllën, por fati ishte me “Spursat” që gjetën golin e barazimit 5 minuta nga fundi. Kane dha një pasim magjik për Lucas, që e kishte të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë.

Zikaltrit e nisën shumë keq ndeshjen ndaj holandezëve, duke u gjetur në disavantazh pas 13 minutash, teksa Lozano realizoi pas një pasimi te Bergëijn. Reagimi i Interit erdhi në minutën e 73-të me Mauro Icardin, por sërish ishte e pamjaftueshme për të kaluar në fazën tjetër. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?