Tottenham-Liverpool, ja formacionet e super ndeshjes në Premier League
Premier League do të nisë në mënyrën më spektakolare të mundshme javën e pestë. Liverpooli kryesues do të sfidojë Tottenhamin në stadiumin “Wembley”. Skuadra e Jurgen Klopp kryeson me katër fitore renditjen e përgjithshme, ndërsa Tottenhami ka pësuar vetëm një humbje, atë me Watfordin javën e kaluar.
Tetorin e vitit të shkuar çmenduritë në mbrojtje të kroatit Dejan Lovren influencuan ndjeshëm në triumfin 4-1 të “gjelave të Londrës”, rezultat që përbën njëherësh edhe suksesin e vetëm të “spurs” në 12 përballjet e fundit ndërmjet këtyre dy klubeve.
Me dy trajnerë si Jurgen Klopp dhe Mauricio Pochettino ky duel është bërë vërtet tepër interesant e gjithçka konfirmohet edhe nga takimi i fazës së dytë në Anfield, që ndonëse u mbyll me rezultatin 2-2, ofroi emocione të forta deri në sekondat e fundit.

KOHA JONË SONDAZH

