Tottenham merr lajmin e mirë para gjysmëfinales me Ajax

Premier League ka vendosur të ndihmojë skuadrën e Tottenham në prag të ndeshjes gjysmëfinale që Spurs do të luajnë ndaj Ajax në Champions League.

Sipas klubit londinez, drejtuesit e Premier kanë rënë dakord që të spostojnë ditën e ndeshjes mes Tottenham dhe Bournemouth në kampionat. Ky ndryshim i bë në mënyrë që ekipi i trajnerit Pochettino të ketë më shumë kohë për t’u përgatitur për ndeshjen ndaj Ajax.

Ndeshja mes Tottenham dhe Bournemouth është planifikuar që të luhet më 6 maj, por ajo do të luhet dy ditë më herët, më 4 maj. “Kjo është e rëndësishme, pasi na jep më shumë mundësi të përgatitemi për këtë ndeshje të rëndësishme për ne. Fakti që Federata na ndihmon me kalendarin është e rëndësishme për ne dhe futbollin anglez. Kemi mundësi të realizojmë diçka të jashtëzakonshme për klubin tonë”, tha Pochettino.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?