Tottenham në histori, Pochettino: S’ka asnjë blerje as në janar

Tottenham Hotspur ishte skuadra e vetme në Angli që nuk transferoi asnjë futbollist gjatë merkatos së verës. Ky vendim i klubit londinez befasoi të gjithë në botën e futbollit, duke pasur parasysh që skuadrat mezi presin hapjen e merkato për të filluaar ndonjë lëvizje. Por duket se të njëjtën gjë klubi londinez do ta bëjë edhe në janar. Ka qenë trajneri argjentinas Mauricio Pochettino që ka konfirmuar se klubi nuk do të bëjë transferime.

“Nuk më duhet të blejë futbollistë as në janar. Kam një skuadër me 28 futbollistë dhe ata 11 që janë në fushë janë në formë të mirë. Edhe nëse 11 lojtarët e formacionit nuk luajnë, kam zëvendësuesit që gjithashtu kanë treguar formë të mirë. Për mua merkato është mbyllur ende pa u hapur”, ka thënë Pochettino.

Tottenham bëhet skuadra e parë në histori që nuk bën asnjë blerje në dy sensione merkatoje, edhe pse nuk është i dënuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?