Tottenham refuzon ofertën e tretë të ardhur për Kane nga Bayerni

Harry Kane mbetet objektivi kryesor i Bayern Munich në merkaton e verës. Pasi kanë arritur prej kohësh marrëveshjen me sulmuesin, kampionët e Gjermanisë ende nuk kanë mundur që të bindin Tottenhamin.

Klubi angloez ka refuzuar edhe propozimin e tretë zyrtar të Bayen, që vendosi në “tavolinë” 86 milion euro. Por edhe kaq nuk mjafton, pasi kjo shifër është ende larg pretendimeve të klubit anglez që kërkon jo më pak se 100 milion euro.

Bayerni me shumë mundësi nuk do të dorëzohet sërish dhe mendohet se do të bëjë një tjetë ofertë prej 90 milionë eurosh. Kjo sipas mediave britanike do të zhbllokonte përfundimisht tratativat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?