Totti rrëfen përplasjen me Spalletin: Na ndanë 4 veta, ndryshe nuk e di si do të përfundonte …
Françesco Totti, prezantoi ditën e sotme, në 42 vjetorin e tij edhe biografinë e tij të quajtur “Një kapiten”, në një event të organizuar te Koloseu. Në brendësi të biografisë së Tottit ka shumë prapaskena interesante, një ndër to ka të bëjë dhe me Spalletin ku kapiteni legjendar tregon për grindjen me teknikun aktual të Interit.
Sherri para Roma-Palermo, në shkurt 2016: “Kur i fundit prej nesh hyri në dhomë u mbyll porta më forcë dhe filluan ulërimat. Dollapi im është ai më larg hyrjes, jam përkrah Florencit dhe De Rossit dhe isha duke rregulluar këpucët. Nuk e kuptova heshtjen e të gjithëve. Kur kthej kokën gjej fytyrën e Spalletit vetëm një centimetër larg meje. Po më priste dhe më thotë: “Boll. Më kë carë tr*pin. Pretendon sikur komandon por në fakt duhet të largohesh.
Vazhdon të bësh lojëra pas shpinës time. Këtu e ke mbyllur. E gjithë biseda ndodhi me tone shumë të larta. Është zënka imë ë fundit më Spalletin në sensin që ë humba toruan, edhe ishin katër veta që na ndanë, përndryshe nuk dihej se si do përfundonte. Por që nga ai moment e më pas çdo gjë mori fund. U rikthye qetësia dhe ai del në konferencë për shtyp dhe thotë se nëse kam shënuar është mëritë ë skuadrës.”
Përgjigja e Tottt ishte e egër: “I pabesë, tani që nuk të duhem më po më çan tr…? Ke një mision, çoje deri në fund”.
Spaleti: “Boll, është ë kotë të vazhdojmë, sepse nuk merr vesh. Ke gabuar, dhe tani duhet të shkosh në shtëpi”.
Totti: Ky ishte dënimi më poshtërues ndonjëherë. Më përjashtoi nga Trigoria. U përjashtova nga shtëpia ime. Dridhesha nga inati.
KOHA JONË SONDAZH

