Tradita e tifozëve që dynden nga të gjitha trevat drejt Tiranës vijon edhe për duelin vendimtar me Poloninë
Aktualitet Sporti E Diel, 10 Shtator 2023 13:30
Tradita e tifozëve që dynden nga të gjitha trevat drejt Tiranës vazhdoi edhe për duelin vendimtar me Poloninë. Hyrja më e madhe e tifozëve kuqezi ka qenë në pikën e kalimit kufitar të Morinës, me mbështetësit nga Kosova që nisën rrugëtimin e tyre në numër mjaft të lart. Të gjitha biletat në Arenën Kombëtare janë shitur dhe në stadium do të jenë 20 mijë tifozë në mbështetje të skuadrës kuqezi.

