Tragjedi në Lojërat Olimpike/ Atletja godet nga topi i çelikut, humbet jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur Lojërat Olimpike të “Tokio 2020”. Atletja 19-vjeçare kubaneze Alegna Osorio ka ndërruar jetë pas dëmtimeve të shumta që pësoi në kokë, pas një incidenti që pati gjatë stërvitjes, ku u godit në kokë nga topi i çelikut që përdoret në garë.

Osorio ka qenë një talente në këtë disiplinë sportive, e katërta në Olimpiadën për të rinj në vitin 2018 dhe medalje bronzi në Lojërat Panamerikane U-20 dy vite më parë në disiplinën e hedhjes së çekiçit.

Ngjarja e rëndë në fakt ka ndodhur që në prill, por është përpjekur që të mbahet e fshehtë. Lajmin e dha atletja amerikane Gwen Berry, e cila e ka kujtuar kubanezen përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?