FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tragjedi në sfidën Inter-Napoli, humb jetën tifozi zikaltër

Një tifoz zikaltër, i moshës 35 vjeç, ha humbur jetën si pasojë e plagëve të rënda të marrë pasi u përplas nga një furgon me të cilin udhëtonin mbështetësit e Napolit. Tragjedia ndodhi pranë “San Siros”, para se të niste ndeshja. Ndërhyrja kirurgjikale e bluzave të bardha në spitalin San Carlo nuk mundi të shmangte tragjedinë.

Nga rindërtimi i ngjarjes mësohet rreth orës 19:30, një furgon me tifozë napolitanë është bllokuar she sulmuar nga një grup ultrasish të Interit, të armatosur me shkopinj dhe zinxhirë. Pasi njerëzit që ishin në furgon zbritën, nisi sherri mes dy grupeve.

Një tifoz i Napolit është goditur lehtësisht në brinjë me një mjet prerës, ndërsa tre të tjerëve u janë shkaktuar hematoma nga goditjet. Mësohet se tifozi i Interin është përplasur nga furgoni që po largohej nga zona ku ndodhi sherri. Gjendja e tij ka qenë shumë e rëndë dhe pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?