FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trajneri i Anglisë: Rashford është më i mirë se Ronaldo dhe Kane në moshën e tij

“Marcus Rashford është më i mirë se Cristiano Ronaldo dhe Harry Kane  në moshën e tij, por ka nevojë që të ndihet i rëndësishëm”, ky është mendimi i trajnerit të Anglisë, Gareth Southgate, i cili e kupton mjaft mirë frustrimin e Rashford te Manchester United.

Rashford po vuan edhe në këtë fillim sezoni me “Djajtë e Kuq”, por trajneri i Anglisë beson se loja e mirë që zhvilloi te Anglia, do t’i jap mundësinë që të luajë, duke i ndryshuar mendimin Jose Mourinhos.

“Ai është një talent special. Unë nuk mendoj se Kane në atë moshë, ka luajtur në nivele të tilla me Tottenhamin. Edhe futbollistë të tjerë si Ronaldo në atë moshë, nuk arrinin që të shënonin kaq shumë, ndaj dhe i duhet dhënë mundësia që Rafshord të zhvillohet”, deklaroi Southgate. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?