Trajneri i Cardiff: Salah i jap notën 10 për simulimin
Trajneri i Cardiff, Neil Warnock u shpeh i zhgënjyer me vendimin e arbitrit për dhënien e një penalltie për Liverpoolin, pas një rrëzimi të Salah.
“Kemi luajtur shumë mirë ndaj një skuadre pa asnjë pikë të dobët, ata kanë treguar edhe njëherë kualitetin e madh që kanë.
Mendoj se arbitri na ka ndëshkuar në rastin kur Robertson pengoi Morrison brenda zonës, duhet të ishte një penallti.
Ndërsa në krahun tjetër, i jap notën 10 Mohamed Salah për simulimin. Fusha e thatë? Punëtorët e fushës do të kenë menduar se ishin pezulluar tubacionet e ujit”, deklaroi Warnock.
KOHA JONË SONDAZH

