FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trajneri i Danimarkës: Kosova surprizë edhe për Anglinë

Trajneri i Danimarkës, Age Hareide, mbeti i habitur nga paraqitja e mirë e Kosovës në ndeshjen e mbrëmshme, e cila përfundoi me rezultat 2:2, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Trajneri Heraide e vlerësoi paraqitjen e Kosovës si thirrje për t’u zgjuar për ekipin e tij. Ai vlerësoi se Kosova do ta mposhtë Bullgarinë në ndeshjen e radhëse mund të jetë surprizë edhe për Anglinë.

“Kosova ka skuadër me të vërtetë të talentuar. Mendoj se do të fitoni kundër Bullgarisë. Kosova do të jetë vend surprizë edhe për Anglinë”, ka thënë Heraide. Kosova do të përballet me Anglinë fillimisht më 9 tetor, e pastaj skuadra e Gareth Southgate do të vijë në stadiumin “Fadil Vokrri”, më 17 nëntor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto dy ndeshje do të jenë të vlefshme për Grupin A në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020. Në këtë grup janë edhe Bullgaria, Republika Çeke dhe Mali i Zi. Ndeshja e radhës së Kosovës, e cila do të zhvillohet të hënën, do të jetë pikërisht ndaj Bullgarisë, kundër së cilës Kosova e fillon rrugëtimin drejt EURO 2020.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?