FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trajneri i Italisë shpërthen për rastin Kean: Nuk mund të vazhdohet kështu

Trajneri i kombëtares italiane, Roberto Mancini i doli në mbrojtje talentit të Juventusit dhe Italisë, Moise Kean, i cili u përball me një valë të fortë thirrjesh raciste në Sardegna, ku bardhezinjtë ishin për të luajtur kundër Cagliarit.

“Sjellja e tifozëve kundër Kean ishte e papranueshme. Këto sjellje raciste duhet të stigmatizohen që të mos përsëriten më. Duhet të merret ndonjë masë apo qëndrim i fortë, e të mos shohim më gjëra të tilla. Kean është ende një djalë i ri, ndoshta nuk do festojë përsëri ashtu siç bëri, por ndoshta është ndjerë shumë në stres. Besoj se edhe Bonucci e ka keqkuptuar. Ne po merremi më shumë me Balotellin e Bonuccin, se sa me atë që ndodhi vërtetë në fushë”, deklaroi Mancini.

Tekniku i Italisë dha mendimin e tij edhe për të ardhmen e Zaniolos.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ai vendos vetë për të ardhmen, por unë mendoj që është një futbollist i ri dhe ka ende shumë për të mësuar. Atij i intereson të qëndrojë në një skuadër që i garanton një vend si titullar”, tha Mancini.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?