FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trajneri i Kosovës konfirmon mungesën e madhe në Ligën e Kombeve

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka zbuluar mungesën e madhe për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve.

Më 17 dhe 20 nëntor, Kosova luan dy takimet e fundit të grupit 3 në Ligën D.

Bersant Celina nuk do të mund të luajë këto dy përballje të rëndësishme, shkaku i dëmtimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Celina është lënduar në ndeshjen e të shtunës (Sëansea – Bolton), dhe tani kemi marrë raportin mjekësor nga klubi i tij, që na njoftoi se Celina nuk mund të luajë”, zbuloi Challandes.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Tani për tani po mendojmë se me cilin lojtar mund ta zëvendësojmë atë. Nuk e kemi një lojtar të njëjtë, por në këtë grup kam disa lojtarë që mund të luajë në pozicionin e tij, kjo do të thotë një mesfushor qendror me tipare sulmuese, sepse për mua dhe për ekipin ky është pozicioni më i mirë”, tha Challandes.

“Kemi lojtarë të tjerë si Valon Berisha apo Besar Halimi, por nëse kërkojmë lojtarë të tjerë për këtë pozicion, nëse keni ndonjë zgjidhje mund të ma sugjeroni”, u tha Challandes me shaka gazetarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?