Trajneri i njohur i Serie A dërgohet me urgjencë në spital. Ja gjendja e tij

Ka njoftime se trajneri i Torinos Walter Mazzarri u dërgua në spital natën e kaluar pasi është ndjerë keq, por nuk mendohet të ketë diçka serioze.

Ish-trajneri i Napoli, Inter dhe Watford thuhet se është në spitalin Molinette në Torino, ku e sollën mbrëmë nga shtëpia, sipas Calcionews24.com.

Ai u nënshtrua testeve dhe sugjerimi fillestar është se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar dhe ai mund të jetë në stol për ndeshjen e së hënës në Serie A kundër Cagliarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mazzarri ka pasur një problem edhe më herët kur ai drejtonte Napolin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?