Trajneri i Polonisë: Shqipëria ka cilësi, është e fortë taktikisht,por ne synojmë vetëm…

Trajneri i Polonisë, Fernando Santos, në konferencën për shtyp në prag të përballjes me Shqipërinë, deklaroi se kombëtarja shqiptare është ekip cilësor, që di të mbrohet dhe të sulmojë mirë, por theksoi se ekipi i tij do të synojë vetëm fitoren në Tiranë.

“As unë dhe as trajneri i Shqipërisë nuk mendojmë për barazimin. Ne luajmë gjithmonë për të fituar. Shqipëria është një ekip cilësor, që po rritet vazhdimisht. Unë jam ndeshur me Shqipërinë në vitin 2016 dhe e di mirë potencialin e Shqipërisë. Ka lojtarë cilësorë dhe e organizuar shumë mirë taktikisht. Di të luajë me topin, di të mbrojë, di të sulmojë dhe është e fortë taktikisht. Të dyja ekipet do të luajnë për fitore dhe në fund të shohim se kush do t’ia dalë”, tha Santos.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?