Trajneri i PSG gjen justifikimin për humbjen: Fajin e ka arbitri italian!
Humbja 3-1 në ndeshjen e parë ndaj Realit, ka shkaktuar jo pak zemërim te skuadra e PSG. Disa nga vendimet e arbitrit Xhanluka Roki ishin të dyshimta dhe për këtë fakt trajneri i ekipit francez ka shpërthyer pas ndeshjes në deklaratën për mediat.
“Mendoj se skuadra meritonte më shumë, kemi luajtur një ndeshje të madhe. Motivi i humbjes është arbitri, i cili duhet ta mbante në mënyrë të drejtë ndeshjen. Por mbrëmë nuk ishte ashtu.
Roki ka bërë një seri gabimesh te vogla, të cilat të mbledhura së bashku formojnë një tortë të madhe. Nuk ka parë prekjen e topit me dorë të Ramosit, si dhe faullin e Ronaldos ndaj Kimpembe ne rastin e rezultatit 2-1. Edhe në barazimin 1-1, i dha shumë forcë Realit, por ishte shumë e dyshimtë. Në ndeshjen e kthimit mund ta përmbysim rezultatin, por vetëm nëse arbitri nuk do të jetë sërish kundër nesh”, u shpreh Unai Emeri.
KOHA JONË SONDAZH

