Trajneri i Realit shpjegon lënien jashtë ekipit të kapitenit Ramos
Real Madridi do të ketë nesër një ndeshje aspak të thjeshtë në Ligën e Kampionëve ndaj CSKA së Moskës, për shkak edhe të mungesave të disa prej lojtarëve kyç të ekipit. Trajneri Julen Lopetegui, ka justifikuar zgjedhjet e tij për të lënë pushim Bale dhe Ramos.
“Ne do të përdorim ata lojtarë që kemi. E kuptojmë që futbollistët që po qëndrojnë në shtëpi janë humbje domethënëse për ne. Por detyra jonë është që ta zgjidhim këtë situatë.
Ky është takimi i dytë, gjithçka është e hapur. Ne po luajmë në transfertë dhe nuk ka motivim më të mirë. Pra dëshira për sukses është në maksimum Ramos? Ai ka luajtur më shumë minuta se çdokush në këtë sezon. Për këtë arsye vendosa mos ta grumbulloj”, deklaroi ish-trajneri i Spanjës.
Reali është i pari i Grupit G, ndërsa CSKA-ja gjendet në vend të tretë me 1 pikë
KOHA JONË SONDAZH

