FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trajneri i Turqisë: Grup i balancuar, problem do të kemi Andorën

Trajneri i përfaqësueses së Turqisë, Mircea Lucescu e ka cilësuar si të balancuar grupin e kualifikueseve të Euro 2020, ku mes kundërshtarëve ka edhe Shqipërinë. Në prononcimin e tij të parë, trajneri i Turqisë, deklaroi se duhej shumë kujdes ndaj çdokujt.

“Të gjithë grupet janë të barabarta. Ky nuk është një grup i lehtë. Ne do të luajmë për të fituar të gjithë ndeshjet tona. Franca është një skuadër e fortë. Ne shpresojmë që skuadra jonë e re të fillojë të tregojë paraqitje më të mira. Ata kanë filluar të luajnë në skuadrat e tyre. Është e vështirë përndryshe për ne të luajmë si një skuadër dhe na duhet të luajmë shumë mirë në këtë grup.

Andora ka një stadium të vogël dhe shpesh ndodh që krijohet trysni në stadiume kaq të vogla. Unë do të dëshiroja që të merrja lojtarë të rinj nga ekipet e të rinjve, në vend që të ftoj lojtarët me eksperiencë që të kthehen përsëri në ekipin kombëtar”, deklaroi Lucescu.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?