FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tramezzani mesazh për Shqipërinë: Zemra ime është gjithmonë aty

Paolo Tramezzani do të mbahet mend si ndihmësi i De Biasit në arritjen më të madhe në historinë e kombëtares sonë, duke na dërguar në Europianin e Francës. Pak përpara largimit të De Biasit, italiani u largua për të nisur një aventurë në Zvicër, fillimisht te Lugano e më pas te Sioni. Tashmi ai është në krye të Apoelit në Qipro, ku pak javë më parë rinovoi edhe kontratën, gjithsesi duket se nuk e ka harruar aspak Shqipërinë.

“Jemi në fund të një sezoni të bukur dhe impenjues. Shpresoj dhe unë ta përfundojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Pastaj, ju e dini që zemra ime është në Shqipëri dhe nuk lëviz prej aty”, u shpreh trajneri për “A2”.  Emri i tij është një prej kandidatëve të mundshëm për të marrë kombëtaren tonë pas largimit të Panuccit. Tramezzani ishte përgjegjës për evidentimin dhe vëzhgimin e lojtarëve të rinj në kombëtare në kohën kur drejtonte së bashku me De Biasin.

Presidenti Duka nuk e ka përmenduar në listën e kandidatëve për të marrë drejtimin e Shqipërisë, por nuk përjashtohet një surprizë në minutat e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?