Trashi: Për merkato ka nevojë edhe Reali, me Gegën jap 200% në fushë
Në prag të ndeshjes kundër Luftëtarit në Gjirokastër, në krah trajnerit Skënder Gega, ishte i pranishëm futbollisti më i mirë i këtij viti Lorenc Trashi. Mesfushori shpreson që të kuqtë të rrëmbëjnë titullin gjatë këtij sezonidhe më pas të mendojë për një transferim të mundshëm jashtë vendit.
“Ndihem i vlerësuar për këtë çmim dhe më jep një shtysë që të punoj më shumë dhe me këmbë në tokë të arrij objektivat që kam personalisht. Normalisht Luftëtari vjen pas një fitore me Skënderbeun dhe janë mirë moralisht. Ne e kemi përgatitur mirë ndeshjen dhe nuk duhen parë pikët, pasi Luftëtari i ka elementët. Është ndeshje e vështirë dhe shpresoj të dalim mirë.
Ofertat? Nuk mund të hyjë te ofertat e mia, por nuk ka pasur oferta tunduese që të më kënaqë mua apo edhe të tundojë presidentin. Të mbarojmë kampionatin njëherë. Shpresoj, por si fillim pres fundin e kampionatin dhe nëse dalim kampion do të jetë mirë dhe gjithçka do të shkojë në rregull për mua dhe për klubin.
artizani jo se nuk ka qenë edhe herë të tjera kaq mirë pa i mohuar vlerat e trajnerëve të tjerë. Është viti i pestë që jam te Partizani e gjithmonë kemi qenë për titull. Ky vit është më ndryshe dhe duket shumë i qetë. Është frymë tjetër në ekip dhe profesori ka bërë shumë mirë. Është ndryshe sa i përket qetësisë dhe harmonisë. Është komunikimi që e kam pasur problem në vitet e kaluara dhe për mua është diçka e mirë e kjo jo vetëm për mua. Është mirë të kesh një trajner që komunikon mirë dhe që sillet si shok e mik dhe lojtari ashtu jep 200% në fushë.
Merkato? Për përforcime ka nevojë edhe Reali e jo Partizani. Stafi do të ulet pas ndeshjes me Luftëtarin dhe do të diskutojë çdo gjë. Ndoshta edhe nuk ka nevojë për afrime. Frikë nuk kemi por çdo ekip merr lojtarë aty ku i mungojnë dhe pak a shumë e njohim njëri-tjetrin. Nuk ka një ekip që bën shumë diferencë dhe me blerjet që bën tani të jetë super i frikshëm. Jemi aty-aty.
KOHA JONË SONDAZH

