Trashi replikon me Ze Marian: Nuk e di se çfarë ndeshjen pa ai, ta rishohë sërish

Një ndër më të mirët në fushën e lojës për Partizanin, Trashi ka folur pas fitores ndaj Tiranës. “Më kishte munguar shumë derbi, aq më shumë kjo atmosferë e krijuar në stadium. Jemi munduar gjatë të gjithë javës të jepnim maksimumin dhe të ishim të përqendruar, për derbin ndaj Tiranës. Këtë herë ishim vetëm katër futbollistë që e kishim luajtur më parë derbin, ndaj u angazhuam edhe në të shpjeguarit për futbollistët e tjera. Nuk mendoj se Tirana ishte shumë dobët, por ne bëmë maksimumin për ta vënë në vështirësi.

Mendoj se trajner Gega po bën një punë shumë të mirë, duke u munduar të mbajë skuadrën me këmbë në tokë. Pastaj ai mundohet të mbajë raporte shumë të mira me futbollistët edhe jashtë fushës. Mbase është i ndikuar edhe nga fakti që ka jetuar dhe punuar jashtë. Jam sakrifikuar shumë për të qenë pjesë e derbit. Në dy ditët e fundit nuk kam qenë mirë dhe u dëshmua edhe nga rezultati i vizitave. Nuk di se çfarë ka parë Ze Maria, por duhet ta shohë sërish ndeshjen me skuadrën e tij dhe të vlerësojë se kush ka patur një rast të vetëm”, deklaroi Trashi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?