Tre gjigantët anglezë pas yllit të Serisë A

Manchester City, Liverpooli dhe Tottenham janë vënë pas mesfushorit të Lazios, Sergej Milinkovic-Savic, raporton Mirror.

Sipas tabloidit britanik, City, Liverpool dhe Tottenham dërguan skautë për ta vëzhguar mesfushorin serb në fitoren e Lazios 4-1 ndaj Geonas të dielën e kaluar.

Ndërkohë, Lazio ende shpreson se mund ta bindë 23-vjeçarin të nënshkruajë kontratë të re afatgjate me klubin nga kryeqyteti italian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, kjo do të jetë detyrë e vështirë duke parë interesimin e madh të gjigantëve nga Anglia, që janë në gjendje të shpenzojnë shuma të larta parash për të.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?