“Tripleta” e Hazard ngjit në krye Chelsea-n, City mund lehtësisht Fulhamin (VIDEO)
Chelsea vijon rrugëtimin perfekt nën drejtimin e Maurizio Sarrit. Skuadra londineze ka fituar 4-1 ndaj Cardiffit, duke u ngjitur në vendin e parë të renditjes me të njëjtën numër pikësh sa Liverpooli, por me një golaverazh më të mirë.
Ndeshja nisi në malore për vendasit, pasi Bamba kaloi Cardiff në avantazh që në minutën e 16-të, por kundërpërgjigja erdhi në fundin e pjesës së parë. Eden Hazard ka dhuruar spektakël, duke shënuar tre gola në këtë ndeshje. Ylli belg realizoi dy herë në pjesën e parë, falë dy asistove të Oliver Giroud.
Në fraksionin e dytë, 10 minuta nga fundi Hazard shënoi nga pika e bardhë, ndërkohë që 3 minuta më pas Willian mbylli ndeshjen duke realizuar golin e katërt.
Fitore të rëndësishme mori edhe Manchester City, që mundi 3-0 Fulhamin. Sane, David Silva, dhe Sterling ishin golashënuesi për “qytetarët” në këtë ndeshje. Arsenali ndërkohë fitoi 2-1 ndaj Newcastle. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

