FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tronditet Barcelona, mbrojtësi i qendrës rrezikon të mungojë për disa muaj

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde merr një tjetër lajm tronditës nga infermieria. Mbrojtësi Samuel Umtiti nuk ka marrë pjesë në seancën e radhës stërvitore para ndeshjes së të shtunës ndaj Bilbaos.

Sipas mediave iberike, futbollisti francez kishte shqetësime në gjurin e majtë. Në rast se do të konfirmohet një dëmtim i rëndë, atëherë, ai rrezikon që të mungojë për disa muaj.

Umtitit do të mungojë në sfidën e radhës në Champions ndaj Tottenham për shkak të ndëshkimit me karton të kuq ndaj PSV, ndërkohë që dyshja e qendrës do të jetë Pique-Lenglet. Mbetet të shohim se cilat do të jenë përgjigjet e ekzaminimeve të radhës mjekësore. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?