Tronditet Bayerni, Coman do mungojë edhe disa muaj të tjerë
Më serioze se sa pritej. 22-vjeçari Kingsley Coman do të qëndrojë jashtë fushave edhe për disa muaj. Fat i keq vazhdon ta ndjekë në karrierën e tij. Në 2018, ai kaloi më shumë kohë në spital se sa në fushë. Mesfushori francez i krahut u dëmtua në fund të shkurtit, duke u rikthyer në ekip vetëm në gusht. Pak më shumë se pesë muaj ndalesë për shkak të dëmtimit të ligamentit të kavilies së djathtë.
Megjithatë, sezoni i ri filloi gjithashtu në mënyrën më të keqe të mundshme. Pas tre ndeshjeve në Bundesligë, Kupën e Gjermanisë dhe Superkupë, ndodhi një tjetër dëmtim, sërish në ligamentin e kavilies, por këtë herë të këmbës së majtë. Pas operacionit u mendua që do të rikthehej sërish në fushë në fillim të dhjetorit, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Të premten do të hiqet vitina (e vendosur për të stabilizuar ligamentin), por kthimi në fushë duket se është ende larg.
Për të mos rrezikuar asgjë, Bayern Munich synon ta ketë atë në dispozicion për pjesën e dytë të sezonit. Francezi pritet që të rikthehet në fushë vetëm në vitin 2019. Në vitin 2018, ai ka luajtur në vetëm 7 ndeshje, nga 34 që ka në total Bundesliga. Pas një viti të tmerrshëm, askush nuk dëshiron që të rrezikojë një tjetër dëmtim të mundshëm që mund t’i komplikojë karrierën.

Pas dëmtimit të Coman, ka pasur kritika të shumta edhe për klubin e Bayernit. Bavarezët gjatë verës kanë justifikuar numrin e vogël të blerjeve me afrimin e Goretzkës, dhe rikthimit nga huazimi të Gnabry dhe Renato Sanches, pasi sipas tyre klubi ka një grup të kompletuar lojtarësh. Nga 18 ekipet e Bundeskligës, Bajerni është skuadra që ka numrin më të vogël të futbollistëve, 23, njëlloj si Stuttgart.
Klubi bavarez ndërkohë ka edhe mesataren më të lart të moshës në kampionat, një faktor që sigurisht justifikon edhe dëmtimet e shumta. Largimet e Bernat, Vidal dhe Rudy nuk janë justifikuar nga drejtuesit. Klubi gjerman ka në bokse edhe lojtarë të tjerë të rëndësishëm si Rafinha dhe Tolisso, ndaj dhe dëmtimi i Coman shtone dhe më shumë problemet për Bayernin. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

