Tronditet Bayerni, dy yje do të mungojnë për një kohë të gjatë

Fitorja këtë fundjavë ndaj Leverkusenit i ka kushtuar shtrenjtë Bayern Munchenit. Klubi bavarez dhe stafi teknik i tij panë t’iu dëmtohen dy futbollistë gjatë ndeshjesh, duke mos e fshehur aspak zemërimin.

Një prej të dëmtuarve ishte Corentin Tolisso, i cili ka pësuar një dëmtim në ligamentet e gjurit të djathtë, gjë që do ta detyrojë atë të qëndrojë jashtë fushave të blerta për disa muaj. Për francezin, kjo situatë mund të konsiderohet si e pafat dhe e rastësishme.

Ndërsa Rafinha vuajti pasojat e ndërhyrjes së rëndë të Bellarabit, pikërisht në kavilie duke i dëmtuar ligamentet, veprim për të cilin u ndëshkua menjëherë me karton të kuq. Pikërisht në këtë rast reaguan me forcë Kovaç dhe Uli Hoeness.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?