Tronditet bota e sportit, vritet në SHBA sportistja 22-vjeçare

Sporti i golfit është tronditur nga vrasja e 22-vjeçares, Celia Barquin Arozamena. Trupi i pajetë i sportistes spanjolle është gjetur nga policia amerikane, në një vend të braktisur në Ames të Iowas.

Policët e pranishëm në vendngjarje, kanë gjetur edhe çantën e saj të golfit vetëm pak metra larg trupit të pajetë. Hetimet e para kanë zbuluar se Barquin është sulmuar në fushën Coldwater, ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Polica e Ames ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin kryesor. Bëhet fjalë për Collin Daniel Richards, një 22-vjeçar, dhe ndaj tij pritet të ngrihet akuza për vrasje të shkallës së parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?