FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tronditet Interi, mesfushori humb ndeshjen e rëndësishme

Sikur të mos mjaftonin rezultatet negative, Inter merr lajme të trishta edhe nga infermieria.

Marcelo Brozovic ka pësuar një dëmtim të rëndë në kofshë dhe pritet të mungojë për thuajse 1 muaj. Konfirmimi ka ardhur nga “Gazzetta dello Sport”, që shkruan se pas Frosinones dhe Romës, kroati do të mugnojë edhe ndaj Juventusit.

26 vjeçari u dëmtua në ndeshjen ndaj Atalantës, ku u zëvendësua pas 23 minutash lojë. Kroati i la vendin Nainggolan, në barazimin 0-0 që Inter mori ndaj Bergamaskëve. Në infermieri, Brozovic bashkohet me treshen Lautaro Martinez, Vrsaljko dhe De Vrij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?