“Tronditet” Lopetegui, humbet për 3 javë Marcelon

Marcelo do të jetë mungesa e madhe e Realit për rreth një muaj. Përmes një njoftimi zyrtar, klubi “Los Blancos” sqaron se lojtari vuan nga një dëmtim në muskujt e këmbës së djathtë. Mbrojtësi brazilian ka kryer testet mjekësore menjëherë pas ndeshjes ndaj Sevilla-s ku u lëndua.

30-vjeçari nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Julen Lopetegui për takimin e nesërm që do të luajnë ndaj Atletico Madrid. Siç shkruan “Mundo Deportivo”, lojtari dyshohet se nuk do të jetë në gjendje t’i bashkohet kombëtares në kuadër të ndeshjeve që do të zhvillohen në tetor.

Futbollisti madrilen pritet të kthehet në sfidën ndaj Levantes që do të luhet më 20 tetor. Pra, sipas llogarive të të përditshmes spanjolle, braziliani do të mungojë afërsisht një muaj për shkak të dëmtimit në këmbën e djathtë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?