FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Tronditet” Massimiliano Allegri, Chiellini në rrezik për Ajax-in

Giorgio Chiellini rrezikon të mungojë në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Juventusit, e programuar për t’u luajtur të mërkurën në “Amsterdam Arena”. Alarmi është ndezur 48 orë para ndeshjes, për shkak të një dëmtimi në pulpë, duke qenë në dyshim ndaj holandezëve.

Chiellini është dëmtuar në stërvitjen e fundit të drejtuar nga Massimiliano Allegri, i cili duhet t’i rimendojë planin për këtë ndeshje. Strategu italian do të rikuperojë Cristiano Ronaldon, ndërkohë që do të mungojnë edhe Barzagli, Caceres dhe Emre Can.

Në vendin e Chiellinit, pritet që të luajë Daniele Rugani. Gjatë ditës së sotme pritet të shihet kondicioni i kapiteni të torinezëve, por me shumë mundësi nuk do ta rrezikojë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?