FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tronditet Paris SG, Neymar pritet të mungoj kundër Real Madrid

Fitorja me shifrat 3-0 kundër Marseille nuk kaloj pa pasoja për Paris SG. Ylli i skuadrës, Neymar, trembi publikun pasi pësoi një dëmtim që u duk i tmerrshëm.

Pas vizitave fatmirësisht u konstatua që 26-vjeçari nuk kishte pësuar frakturë, por sipas “Sky Sports” ajo që tifozët i trembeshin më shumë nuk është shmangur, Neymar pritet të mungojë në ndeshjen e “Champions-it” kundër Real Madrid.

Sfida e kthimit kundër “galaktikëve” do të luhet me datë 6 mars dhe në mungesë të Neymar pritet të behet më e vështirë përmbysja e shifrave. Kujtojmë që Paris SG u mund 3-1 në ndeshjen e parë në “Bernabeu”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?