
Paris Saint-Germain mori një fitore spektakolare 5-4 ndaj Bayern Munich në gjysmëfinalen e parë të UEFA Champions League, por suksesi në “Parc des Princes” është shoqëruar me një lajm negativ.
Reklamë
Reklamo në Koha Jonë
Reklamë
Reklamo në Koha Jonë
Klubi francez ka konfirmuar se Achraf Hakimi ka pësuar një dëmtim në kofshën e djathtë. Sipas komunikatës zyrtare, mbrojtësi anësor do të qëndrojë jashtë fushave për disa javë, duke u kthyer në një mungesë të sigurt për ndeshjen e kthimit.
Kjo situatë vë në vështirësi trajnerin Luis Enrique, i cili humbet një nga titullarët më të rëndësishëm në një përballje vendimtare. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në “Allianz Arena”, ku PSG do të synojë të mbrojë avantazhin, por pa një prej elementëve kyç të formacionit.
