FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trukoi ndeshje në Spanjë, mesfushori i Junajtid rrezikon 4 vite burg

Mesfushori i Mançester Junajtid, Ander Herrera rrezikon që të shkojë në burg, pasi dyshohet se ka trukuar ndeshje në La Liga.

Prokurorët spanjollë kanë kërkuar që futbollisti të dënohet me 4 vite burg, teksa sipas mediave spanjolle ky vendim nuk mund të pezullohet. Lojtari i “Djajve të kuq” akuzohet se në maj të vitit 2011 trukoi një ndeshje, në takimin midis Zaragoza-s dhe Levante-s.

Gjithashtu mesfushori mund të dënohet që të mos luajë futboll për 6 vite. Nën hetim për këtë skandal janë edhe 35 persona të tjerë. Lojtarëve që dënohen për korrupsion në sport me 2 vite heqje lirie u pezullohet dënimi kur e kanë për herë të parë, por shtimi i pretencës nga prokurorët do ja bëjë edhe më të vështirë mbrojtjes futbollistit të Junajtid.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesfushori Herrera është akuzuar për ndeshje ndeshje në maj 2011 duke luajtur për Real Zaragoza

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?