Turpërimi ndaj Eibar, Solari: Zhvilluam ndeshjen më të keqe

Reali i Madridit është poshtëruar në takimin e javës së 13-të të La Liga, duke u mposhtur pastër 3-0 nga Eibar. Një distafë që është e para për trajnerin e madrilenëve, Santiago Solari, i cili në konferencën për shtyp pas ndeshjes u shfaq tepër i revoltuar.

“Ne nuk ishim të mirë dhe ne e pranojmë këtë. Duhet të punojmë për të përmirësuar dhe korrigjuar gabimet. Ata ishin shumë të mirë. Duhet ta përgëzojmë Eibarin. Këtë rezultat nuk e prisnim dhe ne duhet të punojmë për të përmirësuar disa gjëra që nuk shkuan aspak mirë, por ato janë krejtësisht të riparueshme.“-tha fillimisht Solari.

Kur u pyet nëse ishte loja më e keqe e sezonit për Real Madridin, Solari dukej i gatshëm për t’u përgjigjur.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk e di, por është më e keqja e pesë ndeshjeve të fundit”-rrëfeu argjentinasi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndeshja e radhës për “Los Blancos” është transferta e Romës në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?