U ble për të zëvendësuar Ronaldon, talenti brazilian përfundon në ekipin e dytë te Reali
Vinicius Junior ishte afrimi më i bujshëm i Real Madridit gjatë merkatos së verës dhe drejtuesit madrilenë ishin të sigurt se ai mund të ishte pasuesi i Ronaldos. Por, me ardhjen e tij në Spanjë kanë ndryshuar shumë gjëra, duke qenë se jo vetëm drejtuesit e tifozët, por edhe vetë trajneri Lopetegui e ka humbur besimin te ai. Tekniku spanjoll, ka vendosur që Vinicius të aktivizohet me Real Madrid Castilla-n në mënyrë që të ambientohet me futbollin spanjoll pasi është ende i ri.
Sulmuesi brazilian ka debutuar në ndeshjen që skuadra e dytë e Realit ka zhvilluar përballë Las Palmasit, takim i mbyllur me fitoren e “Los Blancos”, por që Vinicius sërish nuk la gjurmë dhe u zëvendësua në minutën e 74-t. 18-vjeçari do të stërvitet me skuadrën e parë të Realit, por debutimi në La Liga pritet që të shtyhet edhe me disa javë të tjera pasi lojtari duhet të kënaqet dhe të ambientohet njëherë me ekipin e dytë.


KOHA JONË SONDAZH

