U dëmtua kundër Bosnjës, Mbappe do të qëndrojë dy javë jashtë fushave

Kylian Mbappe pritet të mungojë të paktën për dy javë pas dëmtimit që mori në sfidën përballë Bosnjës. Lojtari është rikthyer në Paris dhe pas ekzaminimeve të tjera, rezultoi se ka ende dhimbje në kaviljen e tij dhe nuk do të jetë i disponueshëm për dy javët e ardhshme.

Sulmuesi 22- vjeçar do të humbasë kështu automatikisht dy takimet e radhës kualifikuese me Francën, përballë Ukrainës dhe Finlandës, por edhe dy takimet e para të Paris SG pas pauzës.

Bëhet fjalë për ndeshjen e javës së pestë përballë Clermont dhe ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve përballë Club Brugge. Në Strasburg Kyian Mbappe luajti për 89 minuta, por nuk mjaftoi për të shmangur barazimin  përballë Bosniës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?