“U dëmtua sikur i kaloi një kamion afër”, Valverde konfirmon mungesën e Messit
Lionel Messi me shumë mundësi do të jetë në listën e futbollistëve që do të pushojnë për ndeshjen e së shtunës ndaj Huescas. Trajneri Ernesto Valverede do ta ruajë argjentinasin për duelin e kthimit në Champions League ndaj Manchester United.
Duke folur në konferencën për shtyp, strategu i njohur deklaroi se “pleshti” mund të lihet pushim për këtë transfertë, edhe për shkak të një dëmtimi që pati në mesjavë pas një ndërhyrje të Chris Smalling, duke pësuar çarje në hundë dhe në faqe.
“Është e mundur që të pushojë. Kam biseduar me të, është mirë, edhe pse pësoi një goditje të rëndë. Ishte sikur i ka kaluar një kamion pranë, ose diçka e ngjashme. Do ta vendosim pas stërvitjes”, sqaroi Valverde. /R.Lika-Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

