U dëmtuan ndaj Portos, Juventus merr përgjigjen për gjendjen e dy lojtarëve

Juventus të mërkurën pësoi një humbje 2-1 ndaj Portos në transfertë duke ndërlikuar kualifikimin për në fazën tjetër të Champions Legaue. Ndeshja nuk shkoi mirë as për sa i përket dëmtimeve sepse Pirlos iu desh të zëvendësonte Giorgio Chiellinin që në minutën e 35-të për shkak të dhimbjeve në kofshën e tij të djathtë.

Fatmirësisht sot vjen lajm i mirë për bardhezinjtë. Juventus në një deklaratë për mediet raporton se pas ekzaminimeve mjekësore në këmbën e Chiellinit nuk është gjetur asnjë dëmtim dhe situata është normale, teksa gjendja e tij do monitorohet ditë pas dite.

Në fund të ndeshjes shqetësime kishte edhe Rodrigo Bentancur, por edhe për të fatmirësisht nuk ka asgjë serioze dhe pritet të jetë i gatshëm që në ndeshjen e radhës ndaj Crotones.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?