FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

U ftua nga Panucci, Kaja: Ëndrra u bë realitet, nuk do të kërkoj më bileta

Trajneri i Kombëtares, Christian Panucci ka publikuar ditën e djeshme listën me të grumbulluarit për ndeshjet që Shqipëria ka javën tjetër ndaj Jordanisë në miqësore dhe ndaj Izraelit për Ligën e Kombeve. Një nga risitë ishte edhe sulmuesi Egli Kaja.

Nuk ka ngurruar të japë këtë lajm në rrjetin social “Tëitter” duke u shprehur se ëndrra e tij u bë realitet, ndërkohë që shpreson në një debutim të tijin.

“Për herë të parë, u ftova me Kombëtaren A dhe në këtë mënyrë ëndrra ime u bë realitet. Shpresoj që të debutoj në dy ndeshjet e radhës”, shkruan Kaja. Ndërkohë, pak më vonë komentoi me një shokun e tij, “Këtë radhë nuk do të ketë nevojë të kërkoj më bileta”, u shpreh Kaja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Historia me kërkimin e biletave ka nisur në vitin 2016 kur Shqipëria mori pjesë për herë të parë në Europian dhe sulmuesi kishte kërkuar për bileta për të ndjekur nga afër Kombëtaren, por që për fatin e tij të keq nuk kishte arritur t’i siguronte.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?