U kap i dehur ne timon, Gjykata e Londrës i jep një dënim shembullor portierit Lloris

Gjobë 50 mijë paundë dhe heqje patente për 20 muaj. Ky është dënimi për kapitenin e Tottenham, Hugo Lloris, i cili u kap në mbrëmjen e 24 gushtit, në gjendje të dehur nga policia angleze. Ai doli pozitiv në testin e alkoolit, duke qenë dyfish sipër normës së lejuar. Policët raportuan se kampioni i Botës nuk arrinte të qëndronte në këmbë e se kishte nevojë për ndihmë që të zbriste nga makina.

Në gjyq, Lloris pranoi gjithçka, duke rrëfyer se ishte penduar për veprimin e kryer. Gjykatësi i çështjes u shpreh se gjoba korrespondon me atë që 31-vjeçari kishte bërë, duke qenë se vuri në rrezik jetën e pasagjerëve në makinë, kalimtarëve dhe makinave të tjera që qarkullonin.

Nuk u kursye as Tottenhami me portierin e tij. Klubi londinez e gjobiti kapitenin me 300 mijë paund, ose 2 javë rrogë, pasi ai e deklaroi veten fajtor për dhënie të makinës në gjendje të dehur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?