“U largova nga Barcelona për të qenë më i lumtur”
Paco Alcacer është shprehur se është larguar nga Barcelona te Dortmund, pasi po kalonte një moment të vështirë. Sulmuesi ka shpërthyer në Bundesliga, duke shënuar gjashtë gola në tri ndeshjet e para që pas Gert Dorfel.
“Duhet të merrja një vendim. Të qëndrosh për shumë vite te Barcelona, pa pasur një rol lideri, nuk ishte siç e kisha menduar.
Vendosa të shkoj diku tjetër për më shumë minuta. Një lojtar me vetëbesim është më i mirë se një lojtar pa vetëbesim. Erdha te Dortmund për të qenë i lumtur.
Te Barça, me Suarez, Messi dhe Dembele … është e vështirë të luash. Te Borussia më kanë pritur shumë mirë. është e vështirë për shkak të gjuhës, por jam adaptuar mirë”, deklaroi Alcacer.
KOHA JONË SONDAZH

