U luajt sot “vëllazërorja” e veteranëve mes Kosovës dhe Shqipërisë, ja si përfundoi
Sfida e veteranëve mes Kosovës dhe Shqipërisë është mbyllur në barazim pa gola. Ndeshja u zhvillua në stadiumin e 2 korrikut në Kosovë nder të 13 vjetorit të Pavarësisë së kë Kosovës që është të mërkurën e 17 shkurtit.
Për sa i përket takimit, edhe pse në fushë kishte emra të shquar si Bushi, Bogdani, Lala, Kola, Agolli, Aliaj, Haxhi dhe shumë të tjerë, sërish nuk u prodhuan gola.
Megjithatë, i rëndësishëm ishte qëllimi i aktivitetit dhe nostalgjia për emrat e sipërpërmendur, të cilët në fakt tashmë kanë krijuar kombëtaren e veteranëve pasi më parë kanë luajtur edhe ndaj “kolegëve” të Italisë dhe Greqisë.


KOHA JONË SONDAZH

