U mund 4-2 nga Laçi, Duro: Ndeshja u vendos nga gjyqtari!

Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro është shfaqur i mërzitur pas humbjes ndaj Laçit me rezultatin 4-2. Strategu i ekipit vlonjate nuk i ka kursyer kritikat për gjykimin.

“Kisha vendosur të mos merresha me gjyqtarin, por goli i parë dhe i dytë i vendasve, ishin të parregullt, pasi i pashë me vëmendje. Rexhinaldo ishte në pozicion jashtë loje te goli i parë dhe 11-metërshi ishte inekzistent. Ta çosh ndeshjen 2-0 që në minutën e 20-të dhe në mënyrë të padrejtë, unë nuk besoj se ka më vend për të folur për futboll.

Nuk mund të bëj koment teknik, pasi skuadra reagoi në pjesën e dytë, por ishte shumë e vështirë për t’u përmbysur. Gjithsesi, duhet të evidentoj që goli i 3-të dhe i 4-t, ishin përgjegjësi e jona dhe do t’i analizoj gjatë këto momente. U bëra i bezdisur që flas për gjykimin, por të 3 ndeshjet kundër Laçit, janë vendosur nga mënyra e arbitrimit, veçanërisht kjo e sotmja, që ishte skandaloze”, ka thënë Duro pas ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?