FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

U ndëshkua me dashje, UEFA konfirmon dënimin për yllin e Realit ndaj PSG-së

UEFA ka konfirmuar dënimin për Dani Karvahal, i cili do të mungojë në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ve ndaj PSG, më 14 shkurt. Organizata kryesore e futbollit evropian e ka cilësuar si me dashje marrjen e kartonit të verdhë me dashje nënjë ndeshje të fazës së grupeve ndaj APOEL, për të plotësuar numrin e kartonëve dhe munguar në ndeshjen e fundit ndaj Borusias që nuk kishte asnjë vlerë.

Karvahal u dënua me dy ndeshje pezullim, për mashtrim sportiv. Reali e apeloi këtë vendim, por UEFA sot e ka rrëzuar kërkesën, duke argumentuar se pamjet filmike tregonin qartë që Karvahal kishte vepruar në mënyrë të parregullt. Mediat spanjoll shkruajnë se vendine  tij do ta zërë Naço Fernandez, që është një “xhol” për ekipin e Zidane. /Koha Jonë/

 

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?