U përfol për një kalim te Kukësi, drejtori sportiv i Skënderbeut reagon menjëherë
Drejtori sportiv i Skënderbeut, Haris Fakiç ka reaguar ndaj një lajmi të medias së shkruar të ditës së sotme, i cili e shihte atë drejt largimit nga kuqebardhët dhe bashkimit me një klub tjetër të Superiores. Nuk ka vonuar dhe ka ardhur përgënjeshtrimi i prerë i tij, përmes faqes zyrtare në Facebook korçareve.
“Duke marrë shkas nga një shkrim i publikuar sot në media, dëshiroj të reagoj dhe mohoj kategorikisht lajmin. Prej shumë vitesh jam pjesë e Klubit të Futbollit “Skënderbeu” dhe asnjëherë nuk kam dashur të reagoj në lidhje me “thashethemet” e publikuara mbi klubin dhe për mua personalisht.
Lajmi për kalimin tim te një klub tjetër është totalisht pa bazë dhe jo i vërtetë. Ky lajm cënon dhe godet personalitetin tim. Për këtë arsye jam i detyruar të reagoj ndaj shpifjeve në emrin tim. Haris Fakiç është dhe do të jetë drejtor sportiv i Skënderbeut dhe nuk e mendon në asnjë moment kalimin te një klub tjetër i Kategorisë Superiore. Ndihem mjaft mirë që jam pjesë e familjes bardhekuqe prej vitesh”!
KOHA JONË SONDAZH

