U rikthye në fushë pas 161 ditësh, Robben: E dashuroj futbollin, nuk tërhiqem!

Bayerni Munich fitoi dje ndaj Hannoverit duke u afruar edhe më shumë drejt titullit kampion edhe për shkak të barazimit të Dortmundit. Gjithsesi dita e djeshme ishte speciale për Arjen Robben. Sulmuesi holandez nuk luante në një ndeshje në Bundesligë prej 161 ditësh, për shkak të problemeve muskulore,  në pulpë dhe në spinë.

Robben u prit me duartrokitje të mëdha në Allianz Arena, gjithsesi holandezi do të largohet nga bavarezët në fund të këtij sezoni. Në një intervistë pas ndeshjes ndaj Hannover, 35-vjeçari nënvizoi se ndihet i privilegjuar që për të interesohen kaq shumë skuadra, megjithatë objektivi i Robben për momentin është të rifitojë formën e tij optimale pas dëmtimit ndërsa shtoi:” Ajo që mund të them tani është që e dashuroj futbollin dhe nuk dua të ndalem së luajturi”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?