FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

U shpall kampion Evrope, por Chiellini ka mbetur pa kontratë

Giorgio Chiellini, kapiteni i ekipit kombëtar dhe një nga protagonistët e mëdhenj në fitoren e Euro 2020, është aktualisht pa kontratë, pasi ajo me Juventusin skadoi më 30 qershor.

Mbrojtësi veteran luajti gjysmëfinalen kundër Spanjës e finalen e Kampionatit Evropian kundër Anglisë si një lojtar pa një klub. Kontrata e mëparshme e Chiellini parashikonte një pagesë prej 3.5 milionë euro neto në vit.

Pavarësisht nga fakti se në Itali nuk ka dyshime për vazhdimësinë e tij te Juventus, ende nuk ka ndonjë marrëveshje zyrtare midis palëve. Pritet që në javët e ardhshme klubi nga Torino të konfirmojë zgjatjen e kontratës së një lojtari që ka shënuar historinë në sezonet e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?